Dolën zëra se është i sëmurë rëndë, reagon udhëheqësi çeçen

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 16:24 | A2 CNN në Ukrainë
Dolën zëra se është i sëmurë rëndë,

Pas thashethemeve për gjendjen e tij shëndetësore, lideri çeçen Ramzan Kadyrov, këtë të dielë publikoi një video të shkurtër në kanalin e tij Telegram për të mohuar zërat për gjendjen e tij të rënduar.

“I këshilloj ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, të bëjnë një shëtitje dhe të kthjellojnë mendjen”, thotë Kadyrov duke ecur në shi.

Duhet theksuar se Kadyrov është kreu i Republikës Çeçene dhe e ka qeverisur këtë territor rus që nga viti 2007 me mbështetjen e Putinit. Figura e tij është bërë më e njohur që nga lufta në Ukrainë, për publikimet e tij në Telegram me pozicione radikale dhe për pjesëmarrjen e ushtrisë së tij.

Edhe pse ai njihet për një histori të gjatë të dhunës kriminale dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në krye të një qeverie diktatoriale, roli i tij në këtë konflikt, të cilin ai e ka cilësuar si një “luftë të shenjtë”, ka qenë paksa dytësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos