Granada e Myrto Uzunit është duke humbur sfidën e vlefshme për javën e pestë të La Liga, por në shtëpinë e andaluzianëve ka shkëlqyer sulmuesi beratas.
Ylli i kombëtares kuqezi ka thyer mallkimin para porte, duke shënuar në minutën e ’63 të sfidës, për të ngushtuar rezultatin në 1-3.
Miqtë nga Katalonja sakaq kanë dominuar sfidën që po luhet në stadiumin “Nuevo Los Cármenes”, duke shënuar tre herë në portën e Granadës në pjesën e parë me Tsygankov, Savio dhe Lopez.
Goal! | Myrto Uzuni | Granada vs Girona 1-3#GranadaGironapic.twitter.com/7kejse673v
Ndërkohë, sa i përket golit të Uzunit, beratasi shfrytëzoi më së miri një asist të dhënë nga e majta prej Miquel, duke u zhytur në zonën kundërshtare.
28-vjeçari rikthehet kështu të shënojë për ekipin, pas golit të shënuar në javën e tretë të LaLiga, ku ekipi i tij fitoi me rezultatin 3-2 përpallë Majorkës së Vedat Murriqit. (A2 Televizion)