Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Shkodër, pas një konfliki për motive të dobëta me një bashkëmoshatar të tij.
Policia ka vënë në pranga shtetasin Xh.P., për plagosjen e të miturit në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. (A2 Televizion)