Mbrapa me teknologjinë, vetëm 30% e të punësuarve në ndërmarrje e përdorin internetin

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 14:40 | Ekonomi
Mbrapa me teknologjinë, vetëm 30% e të punësuarve në

Përdorimi i teknologjisë në ndërmarrjet shqiptare mbetet në nivele të ulëta. Vetëm 30% e të punësuarve kanë një kompjuter me akses në internet.

Call centerat, agjencitë, mjetet e informacionit dhe komunikimit, por edhe aktivitetet teknike dhe shkencore, deri te shërbimet administrative ishin ndër sektorët më të përfshirë në 8 muajt e parë të vitit në përdorimin e teknologjisë dhe internetit për zhvillimin e aktivitetit.

Vijojmë të jemi në nivele graduale të rritjeve në krahasim me vitet e shkuara. Nëse shohim një parantezë me vlerat e covidit ku të gjithë ishim të imponuar të ishim të lidhur me teknologjinë, vazhdon rezultstet zyrtare të kenë një ulje në përdorimin e teknologjisë.”

Megjithatë sezoni veror i kombinuar edhe me bumin e turistëve e përmirësoi trendin, me një përmirësim të ndjeshëm të përdorimit të teknologjisë.

Sipas Instat përveç sektorit të informacionit dhe komunikimit, edhe hotelet, baret e restorantet e përdorën më shumë internetin, duke shfrytëzuar dhe shitjet online. Por përsëri jemi mbrapa vërejnë ekspertët.

Le të themi gjithë sektori eureca duhet të ketë një rritje të përdorimit të teknologjisë. Sepse turistët janë në rritje sidomos ata ndërkombëtarët të cilët përodrin shëbrime si e-payment, booking, referencat e trip advisor pra ky komunikim me klientëtët është një pjesë e mirë për të rritur aktivitetin e tyre ekonomik. Është e gjithëpërfshirë pasi e gjithë shqipëria ka marrë një bum turistik, ajo që ne duhet të bëjmë është të rrisim nivelin e shërbimit, patjetër nëpërmjet dixhitalizimit.”

Sipas Duros duhet të kemi një kërkesë më të lartë përsa i përket përdorimit, por dhe shpejtësisë së internetit, teksa çdo shërbim po shkon drejt dixhitalizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos