Gushti i rekordit, 7.2 milionë turistë të huaj në 8 muaj, tejkaluam 2022

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 14:24 | Ekonomi
Gushti i rekordit, 7.2 milionë turistë të huaj në 8 muaj,

Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave vijojnë të konfirmojnë rekorde në turizëm.

Duke filluar nga qershori që përkon dhe me fillimin e bujshëm të sezonit turistik, në vend hynë mbi 1 milion shtetas të huaj, për të arritur në 1.77 milionë në korrik dhe duke e kaluar për herë të parë pragun e 2 milionëve në gusht, i cili cilësohet si muaji më i mirë i turizmit.

Krahasuar me një vit më parë 26.9% më shumë turistë vizituan Shqipërinë në periudhën janar-gusht 2023.

“Rritja ka filluar që në muajin qershor. Nëse bëjmë një krahasim me qershorin 2022 që filloi rritja po shikohej pak nga pak e pasuar kjo në muajin korrik dhe gushti i rekordeve ku e prisnim këtë shifër bazuar në prurjet dhe kërkesat që kishim derisa arritëm një pikë ku strukturat akomoduese nuk kishin vende.”

Duke u ndalur te gjeografia e turistëve të huaj shohim se turistët nga Evropa Jugore vizituan më shumë Shqipërinë të pasuar më tej nga Amerika e Azia Lindore.

“Kosovarët kanë qenë të parët krahasuar me italianët që sollën goxha rritje, por kemi pasur dhe rumunë, francezë, nga amerikanë të shumtë, holandezë, apo spanjollë i shohim kudo në Shqipëri.”

Jo vetëm hyrjet e të huajve kanë arritur rekorde. Edhe daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm.

Gjatë tetëmujorit 2023, 4.5 milionë dolën nga Shqipëria kryesisht për pushime. Kjo është më shumë se gjysma e turistëve që hynë në vendin tonë në këtë periudhë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi