Më i miri i ndeshjes ndaj Barcelonës, Muriqi gjen golin, por jo fitoren

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 21:39 | Futboll
Më i miri i ndeshjes ndaj Barcelonës, Muriqi gjen golin, por jo

Barcelona është ndalur në një barazim 2-2 në transfertën e vështirë të Mallorca-s. Katalanasit, edhe pse të mbushur me talente, vuajtën shumë në mbrojtje rrezikun konstant që mbante emrin e Vedat Muriqit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi në pjesën e parë një gol të bukur me një goditje nga brenda zonës. Megjithatë, Barcelona arriti të barazonte rezultatin me anë të Raphinhas në minutën e 41-të, ndërsa Prats i dha avantazhin vendasve në shtesë pas asistit të Muriqit. Në pjesën e dytë, Barça u hodh me të gjitha forcat në sulm, por arriti të shënojë vetëm golin e barazimit me anë të talentit Fermin Lopez.

Në fund, Muriqi u zgjodh lojtari më i mirë i kësaj ndeshje. Deri tani, ai ka arritur të realizojë 3 gola në La Liga.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi