Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Aksident tragjik në Venecia, autobusi bie nga mbikalimi dhe merr flakë. Mbi 20 viktima

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 20:18 | Bota
Aksident tragjik në Venecia, autobusi bie nga mbikalimi dhe merr

Një aksident tragjik ka ndodhur në Mestre, në provincën e Venecias, në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një autobus me turistë nga Evropa Lindore ra nga mbikalimi, duke përfunduar në shinën hekurudhore që shkon përgjatë rrugës.

Bilanci paraprak flet për mbi 20 viktima dhe 12 të plagosur.

Menjëherë pas përplasjes, autobusi me lëndë djegëse metani ka marrë flakë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit së bashku me 118 mjekë dhe policinë.

Autoriteti Shëndetësor Vendor i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli