Kështu do të dukej Tupac nëse do ta kishte arritur moshën 80-vjeçare

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 11:45 | Teknologji
Kështu do të dukej Tupac nëse do ta kishte arritur moshën

Legjenda e repit Tupac Shakur, këngëtarja dhe kantautorja britanike Amy Winehouse, si dhe shumë personazhe të tjera të talentuara e kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre në moshë të re.

Shumë prej nesh mund të pyesin veten sesi do të dukeshin këto ikona nëse do t’i kishin jetuar vitet e tyre të arta. Dhe, sot me ndihmën e Inteligjencës Artificiale mund të krijojmë një ide sesi mund të dukeshin këto personazhe në moshën 80-vjeçare.

Fotot në galerinë më sipër janë realizuar nga “Midjourney”, me anë të Inteligjencës Artificiale.

Rezultatet ishin të pazakonta dhe të çuditshme, siç mund të pritej duke marrë parasysh burimin e tyre.  Shfletoni fotogalerinë më sipër për të parë nëse i njihni këto personazhe të famshme, në versionin e moshuar të tyre, të sjellë nga Inteligjenca Artificiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos