Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Balla: Të dhënat e qytetarëve 100% të mbrojtura! TIMS, i sigurt

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 08:30 | Aktualitet
Balla: Të dhënat e qytetarëve 100% të mbrojtura! TIMS, i

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije se sistemi TIMS është 100% i sigurt dhe se nuk ka një rrjedhje të të dhënave. Duke raportuar në Komisionin e  Çështjeve Europiane, Balla tha se të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur.

“Kuvendi është fuqiplotë. Dua të garantoj se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem. I fortifikuar dhe falë mbështetjes së partnerëve. Dua të vlerësoj asistencën e SHBA-së. Dua të falënderoj partnerët. Gjatë verës së vitit të kaluar, sistemi u sulmua, por dua t’ju garantoj se sistemi është 100% funksional”, tha Balla.

Sipas ministrit, bëhet fjalë për “kritika apo ankesa” të atyre punonjësve të policisë së shtetit që janë larguar nga ekipi i ri i ngritur për “pastrimin e strukturës.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi