Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër. Mësohet se në pranga ka rënë E. M., 28 vjeç, banues në Mallakastër.
Ndaj tij, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)