Leku po vazhdon të fitojë terren në kursin e këmbimit me euron edhe në ditët e para të muajit tetor. Pavarësisht disa luhatjeve, monedha europiane vijon të këmbehet poshtë nivelin të 107 lekëve.
Këtë të enjte, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro po këmbehet për 105.78 lekë ose 0.20 pikë më pak se një ditë më parë.
Në shitje, euro po tregtohet në pikat e këmbimit valutor për 106.19 lekë dhe në blerje 105.36 lekë.
Bashkë me euron, në rënie paraqiten dhe valutat e tjera kryesore në vend, si dollari apo paundi. (A2 Televizion)