Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 8%
  • Jo 92%

“Kosova është Shqipëri”, tifozët grekë iu kundërvihen atyre serbë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 08:09 | Futboll
“Kosova është Shqipëri”, tifozët grekë iu

Një incident, i këndshëm për shqiptarët, por aspak i pranueshëm në shkallët e një stadiumi është regjistruar, mbrëmjen e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes AEK dhe Ajax.

Tifozët grekë të skuadrës kampione, kanë hapur një parullë në shkallët e “Opap Arena” ku shkruhej me të mëdha “Kosova është Shqipëri”.

Ende nuk dihen shkaqet e hapjes së një parulle të tillë në shkallët e një stadiumi grek, vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, teksa gazetarët e kanë komentuar si një ngacmim ky në mbështetje të tifozerisë së Olimpiakosit që luajti pasditen ndaj skuadrës serbe të Bancka Topola.

Ditari A2 CNN