Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 18%
  • Shpesh 18%
  • Asnjëherë 64%

Përfaqësuesja Shpresa, Bushi nuk fshihet: Qëllimi është Europiani

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 17:00 | Futboll
Përfaqësuesja Shpresa, Bushi nuk fshihet: Qëllimi është

Qëllimi i përfaqësueses Shpresa është kualifikimi në Europianin e vitit 2025. Trajneri Alban Bushi nuk fshihet dhe deklaron publikisht objektivin e kuqezinjve të vegjël, që në të kaluarën i kanë shkuar pranë kësaj arritjeje.

Grupi e di shumë mirë që ka një qëllim për të shkuar në Europian. E dimë se sa të fortë jemi. Është projektuar te grupi që duam të shkojmë në Europian. Kjo më gëzon”, tha Bushi.

Misioni mbetet i vështirë, prej rivalëve të fortë në grup. Por, një mënyrë ekziston: “E dimë kush jemi dhe e dimë që skuadrat e tjera janë më lart se ne. Jemi një ekip i fortë kur bëhemi bashkë. Rumania vlente 30 milionë euro dhe ne rreth një milion”.

Pas dy fitoreve të para, trajneri analizoi edhe sfidat e radhës: “Mali i Zi është shumë i fortë, aq i fortë sa Finlanda. Është ekip që mund t’i marrë pikë kujtdo. E ka treguar që mund t’i marrë pikë shumë skuadrave. Nuk e kam menduar fare Malin e Zi. Në momentin që do të mbarojmë ndeshjen me Finlandën, atëherë do e shohim Malin e Zi”.

Shpresat e Shqipërisë luajnë më 13 tetor trasfertën në Finlandë, ndërsa në datën 17 presin në shtëpi Malin e Zi.

Dita jonë