Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

“Paqe” në Dortmund, City dhe Barça fitojnë në transfertë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 21:08 | Futboll
“Paqe” në Dortmund, City dhe Barça fitojnë në

Përfundoi me rrjeta të paprekura kryendeshja e së mërkurës së Champions, Borussia Dortmund-Milan.

Të dyja ekipet patën raste të pastra shënimi, por portierët respektivë dhe mungesa e saktësisë së sulmuesve bëri që përballja të përfundonte me shifrat 0-0.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Neëcastle shkatërroi PSG 4-1 dhe tashmë skuadra angleze kryeson grupin me 4 pikë, ndjekur nga PSG me 3, Milan me 2 dhe Borussia me vetëm 1 pikë.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Evropës, Manchester City, fituan 3-1 në transfertën ndaj Leipzig. Foden kaloi anglezët në avantazh (25’), por Openda barazoi në fillimin e pjesës së dytë (48’).

Në fundin e ndeshjes, Alvarez (84’) dhe Doku (92’) i dhanë 3 pikët ekipit të Guardiolës.

Barcelonës i mjaftoi një gol i Ferran Torres për të mposhtur në transfertë Porton dhe për të marrë e vetme kryesimin e grupit ku bëjnë pjesë edhe Shakhtar (3 pikë) e Antwerp (0 pikë).

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi