Milani drejt “ferrit” gjerman, në fushë edhe Barcelona e City

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 07:43 | Futboll
Milani drejt “ferrit” gjerman, në fushë edhe Barcelona e

E mërkura rezervon emocione të tjera në Champions League. Të tjerë yje të futbollit europian do të të zbresin në fushë. Vëmendja është te supersfida, Dortmund-Milan.

Kuqezinjtë vijnë pa 3 lojtarë të rëndësishëm, Loftus Cheek i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe të përhershmit, Kalulu dhe Kruniç, ndërsa gjermanët bëjnë llogaritë vetëm pa Sabitzer.

Grupin e Ferrit e kompleton sfida Newcastle-Paris Saint Germain.

Barcelona do të përballet me Porton në transfertë. Katalanasit luajnë pa Pedri, De Jong, Rafinha ndërsa te portugezët shqetësime ka për Pepen që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit.

Kampionët në fuqi të Manchester City luajnë me Leipzig, dy ekipet më të forta të grupit G, ndërsa në takimin tjetër Crvena Zvezda sfidon Young Boys. Edhe Lazio luan sot duelin ndaj Celtic ndërsa Atletico Madrid sfidon Feynoordin në shtëpi. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani