Spektakël në ndeshjen Napoli-Real, Interit i mjafton një gol ndaj Benfica

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 21:05 | Futboll
Spektakël në ndeshjen Napoli-Real, Interit i mjafton një gol ndaj

Napoli dhe Real Madrid dhanë spektakël në përballjen mes tyre, të vlefshme për raundin e dytë të grupeve të Champions League.

Spanjollët fituan 3-2 në transfertë, falë golave të Vinicius Junior, Bellingham dhe Valverde, ndërkohë që për vendasit gjetën rrugën e rrjetës Ostigard dhe Zielinski me penallti.

Reali merr kryesimin e grupit me 6 pikë, duke lënë pas Napolin dhe Bragën (3 pikë secila) dhe Union Berlin, me 0 pikë.

Ndërkohë, Interi gjen fitoren e parë në Champions, falë një goli të Marcus Thuram në pjesën e dytë. Italianët mposhtën portugezët e Benfica, në një ndeshje ku pati minuta edhe për mesfushorin e Kombëtares, Kristian Asllani, i cili u aktivizua në minutën e 84.

Inter kryeson grupin bashkë me Real Sociedad, me të dyja ekipet që kanë grumbulluar 4 pikë, të ndjekura nga Salzburg me 3 pikë dhe Benfica 0.

Surpriza e madhe e ditës erdhi nga Anglia, ku Manchester United u mposht në “Old Trafford” nga Galatasaray me rezultatin 3-2.

Ndërkohë, Bayern Munchen nuk e pati të lehtë në Danimarkë, ndaj Copenhagen, por arriti të fitojë me përmbysje 2-1.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani