Edhe pse vëmendja, gjatë kësaj fundjave, në Spanjë ishte te Myrto Uzuni, që u aktivizua i dëmtuar dhe shënoi në La Liga, trajneri Sylvinho takoi Ivan Balliun dhe Keidi Baren.
Gjatë vizitës në gadishullin Iberik, tekniku kuqezi i shoqëruar nga ndihmësi, Pablo Zabaleta, u ndal fillimisht në Madrid dhe më pas në Barcelonë. Ata ndoqën përballjen e Rajo Vallecano me Mallorca dhe më pas ndeshjen e Espanyol.
Pas lojës, Silvinjo takoi Balliun dhe Baren, duke diskutuar rreth formës së lojtarëve për sfidën me Republikën Çeke dhe miqësoren me Bullgarinë.
Përpara grumbullimit të kuqezinjve më 8 tetor, trajneri ka zhvilluar një tur takimesh me lojtarët që aktivizohen në ligat europiane. (A2 Televizion)