Xhaka “thyen” heshtjen, tregon se pse u largua nga Arsenali

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 10:28 | Futboll
Xhaka “thyen” heshtjen, tregon se pse u largua nga Arsenali

Mesfushori i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka ka folur edhe njëherë për ish-skuadrën e tij, Arsenalin. Xhaka u largua nga Arsenali verën e kaluar për të kaluar tek Bayer Leverkusen në Gjermani.

Ai ka thënë se koha e tij në Arsenal kishte prekur fundin dhe nuk mund të vazhdonte më tutje duke shtuar se në “Emirates” ishte një kaos i vërtetë.

“Koha ime në Arsenal kishte mbaruar, kjo ishte e qartë kështu që vendosa të largohem, pasi mund të punosh në paqe këtu në Leverkusen.  Këtu nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Te Arsenali presioni është i ndryshëm. Por ne kemi ambicie të larta pasi kemi potencial të madh në skuadër”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi