Sulmuesi kuqezi, Uzuni vjen nga stoli dhe bëhet hero te Granada

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 08:48 | Futboll
Sulmuesi kuqezi, Uzuni vjen nga stoli dhe bëhet hero te Granada

Myrto Uzuni është rikuperuar më shpejt nga sa mendohej nga dëmtimi dhe u aktivizua nga stoli në ndeshjen e Granadës përballë Almerias.

Sfida e javës së tetë në La Liga ishte e pabesueshme, me vendasit që kryesonin 3-0 në pushimin mes pjesëve, por Granada evitoi humbjen. Pikërisht Uzuni në minutën e 86-të ishte heroi i ekipit të tij, me golin e barazimit 3-3. Ky ishte goli I tretë i Uzunit në debutimin në elitën e futbollit spanjoll.

Odise Roshi shfaqet vendimtar në fushë dhe ekipi i tij Sakayaspor rigjeti fitoren. Mesfushori i Kombëtares dha asistin e golit të parë, që i hapi rrugën fitores 2-0 përballë Eyupspor. Skuadra e shqiptarit u kthye te suksesi pas gjashtë javëve të ligës së parë turke, me fitoren që mungonte prej mesit të muajit gusht.

Edhe pse është larguar disi nga radarët e përfaqësueses, Arbnor Muçolli vazhdon të shkëlqejë në Suedi me Goteborgun.

24-vjeçari është abonuar me golin dhe shënoi në barazimin 1-1 që skuadra e tij regjistroi në fushën e Hammarby. Me penalltinë e realizuar në shtesë, sulmuesi evitoi humbjen e ekipit të tij. Kjo ishte rrjeta e gjashtë për Muçollin në këtë sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos