Mbushi 42 vjeç, Ibra i dhuron vetes një supermakinë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 15:37 | Futboll
Mbushi 42 vjeç, Ibra i dhuron vetes një supermakinë

Zlatan Ibrahimovic e ka bërë zakon që për çdo ditëlindje t’i bëjë dhuratë vetes një supermakinë. Edhe për 42-vjetorin e lindjes, suedezi ka zgjedhur një Ferrari.

Bëhet fjalë për Ferrari Purosangue, një SUV nga marka italiane që ka një çmim rreth 400 000 euro.

Vitin e kaluar, ish-sulmuesi i Milanit i dhuroi vetes një Ferrari Daytona SP3 dhe një 812 Competizione A.

Ndërkohë, për 40-vjetor bleu një SF90 Spider, ndërkohë që kur mbushi 39 vjeç bleu një Porsche 911 Targa 4S Heritage. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni