
Menjëherë pas Champions, vëmendja do të përqendrohet te ndeshjet e dyta në grupet e Europa League. Sfidat janë ndarë në dy orare, ku një pjesë e përballjeve më spektakolare do të nisin në 18:45.
Atalanta do të luajë trasfertën me Sporting Lisbona. Zikaltërit kryesojnë Grupin D pas fitores ndaj Rakow dhe një tjetër sukses në Portugali do të bënte që ekipi i Gasperinit të hidhte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Në atë orar, Marseille luan kundër Brighton, në një prej ndeshjeve që premtojnë më tepër emocione. Ai do të jetë edhe një derbi italianësh në stol, sepse Genaro Gattusso i sapoemëruar te francezët sfidon De Zerbin. Tejet interesante edhe sfida ndërmjet Freiburg dhe West Ham.
Prej orës 21:00, do të jetë radha e Romës dhe Liverpool që të zbresin në fushë. Italianët presin në Olimpico zviceranët e Servette. Pas fitores në Moldavi ndaj Sheriff, ekipi i Mourinhos synon të ngjitet në kuotën e 6 pikëve në Grupin G.
Liverpool do të presë në shtëpi belgët e Royal Union. Skuadra e Jurgen Klopp synon të shkëputet menjëherë në Grupin E, për të hipotekuar sa më shpejt kualifikimin në fazën tjetër. (A2 Televizion)