Rusia teston raketën e re bërthamore që mund t’i vijë botës përqark

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 09:09 | Bota

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se Rusia ka testuar me sukses një raketë të gjeneratës së re që funksionon me energji bërthamore.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti duke cituar Putinin shpjegon se prova për raketën Burevestnik ka një sistem shtytës bërthamor dhe mund të arrijë çdo cep të botës.

Programi për zhvillimin e raketës “Burevestnik” u prezantua nga Putin në mars 2018, si pjesë e një nisme më të gjerë për të zhvilluar një gjeneratë të re të raketave ndërkontinentale dhe hipersonike. Midis tyre ishte dhe raketa balistike “Kinzhal”.

Putin i tha Asamblesë Federale në mars 2018 se qëllimi ishte të siguronte një ekuilibër strategjik në botë për dekadat e ardhshme, duke përfshirë raketat Burevestnik dhe Sarmat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos