Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

3 fraza që nuk duhet t’i thoni kurrë kolegëve tuaj

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 14:41 | Lifestyle
3 fraza që nuk duhet t’i thoni kurrë kolegëve tuaj

Një nga 3 gjërat që na stresojnë aq shumë sa na bie imuniteti është puna jonë dhe më konkretisht nëse punojmë diku që nuk na pëlqen dhe fatkeqësisht nuk ka alternativë. Një mjedis pune i shëndetshëm dhe pozitiv duhet të jetë synimi i të gjithëve, punëdhënësve dhe punonjësve. Një nga gabimet që bëjmë dhe “prishim atmosferën” është përdorimi i gjuhës toksike.

Po, gjuha toksike, nënçmuese është e aftë të krijojë armiq brenda një grupi. Janë konkretisht 3 fraza që nëse i thua, nuk ka kthim prapa . Prandaj do të ishte mirë t’i mësoni dhe t’i fshini nga fjalori juaj.

1. “Sikur të mos isha unë…”

Kjo është një tregues se po ulni punën e kolegëve tuaj dhe sigurisht këtë nuk mund ta pranojë askush.

2. “Provë e mirë, por…”

Me “por” e keni fshirë komentin pozitiv që ke bërë. Nëse doni të shpërbleni dikë, nuk ka arsye për “por”…

3. “Jam i sëmurë, por do të vij në zyrë”

Jo vetëm që po neglizhoni veten për hir të punës, por po rrezikoni shëndetin e kolegëve tuaj. Ju gjithashtu keni krijuar një precedent të keq për çdo koleg tjetër që sëmuret.

A2 CNN Livestream

A2 Business