Brigadat Izzedine al Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, ka bërë të ditur mbrëmjen e së shtunës se drejt Tel Avivit janë lëshuar 150 raketa.
Grupi bëri të ditur në një postim në Telegram se kjo ishte një përgjigje ndaj “bombardimit të një kompleksi banimi në qendër të qytetit të Gazës.”
Ndërkohë, sipas gazetarëve të CNN në terren, në të gjithë Tel Avivin u aktivizuan këtë mbrëmje sirenat e bombardimeve.
Nuk dihet ende nëse zhurmat që u dëgjuan ishin përgjigjet e sistemeve anti-raketë, apo ishte vetë zhurma e raketave që zbarkonin në vend.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës, një sërë godinash shumëkatëshe në Gaza u goditën nga një shpërthim dhe dy kulla u panë duke u shembur pak para orës 19:00 me orën lokale.
“Tani që okupimi ka bombarduar Kullën Palestineze në mes të qytetit të Gazës, Tel Avivi duhet të qëndrojë me një këmbë të presë përgjigjen tonë shkatërrimtare”, shkroi në Telegram Abu Obaida, zëdhënës i Brigadave AlQassam. (A2 Televizion)