Qindra militantë të Hamasit që hynë në Izrael të shtunën, në një sulm të papritur, janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë marrë rob. Lajmin e bën të ditur ushtria e Izraelit.
Më herë, Izraelit tha se në 8 zona të ndryshme të vendit po vijonte luftimet me këta militantë.
Ndërkohë, nga hakmarrja e Izraelit për këtë sulm, në Gaza kanë vdekur 313 palestinezë dhe 2000 të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.
Nga ana e Izraelit numërohen 300 viktima, dhe dhjetëra të marrë peng, sipas Ambasadës së Izraelit në Turqi, që ka cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërkohë, 2000 izraelitë po trajtohen në spitale. (A2 Televizion)