Hakmarrja e Izraelit, mbi 250 viktima në Palestinë. Sulmohet edhe Libani

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 06:23 | Bota
Hakmarrja e Izraelit, mbi 250 viktima në Palestinë. Sulmohet edhe

Izraeli ka sulmuar disa ndërtesa në Rripin e Gazës, duke pretenduar se ka shënjestruar objektiva ushtarake të Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë njoftoi se 256 palestinezë, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit. Ndërkohë, numri i të plagosurve është rreth 1800.

Militantët palestinezë nisën një sulm të papritur ndaj Izraelit të shtunën dhe si pasojë më shumë se 200 izraelitë vdiqën.

Ndërkohë, Izraeli ka sulmuar edhe Libanin, si kundërpërgjigje e sulmit me mortaja që erdhi nga territori i këtij vendi në orët e para të së dielës. Sipas autoriteteve të Izraelit, sulmi ndodhi në zonën e Malit Dov, një pjesë toke që pretendohet nga Izraeli, Libani dhe Siria.

Izraeli ka paralajmëruar militantët libanezë të Hezbollahut që të mos përfshihen në luftime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos