
Shqiptarët që jetojnë në Tel Aviv u kthyen këtë të diel në Tiranë. Avioni i ‘Fishta’ i ‘Air Albania’ u nis nga Tel Aviv me 40 shtetas shqiptarë në bord. Avioni mbërriti në Rinas rreth orës 18:30.
“Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.
Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Pasagjeratë janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.
Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.”
Prej dy ditësh, Izraeli është në flakë nga sulmet e dirigjuara nga militantët e Hamasit nga Palestina. Deri më tani janë 600 izraelitë të vrarë, mbi 2000 të plagosur dhe 100 pengje.
Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 370 palestinezë dhe 2200 të plagosur. (A2 Televizion)