Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon në KiE shenjat e mbetura në duar nga plumbat e ushtrisë serbe

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 19:04 | Kosova
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon në KiE shenjat e

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në Parlamentin e Këshillit të Evropës derisa është diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit, pas agresionit serb të 24 shtatorit.

Ajo madje ka treguar shenjat në duart e saj të cilat ishin shkaktuar nga ushtria serbe në masakrën që ajo mbijetoi si 13 vjeçare.

“Si 13-vjecare i kam mbijetuar një masakre të ushtrisë serbe që atë kohë ishte udhëhequr nga njerëzit që e udhëheqin Serbinë tani”, ka thënë Bogujevci e cila u kishte mbijetuar 16 plumbave të ushtrisë serbe 25 vjet më parë.

Derisa i është kundërpërgjigjur serbes Biljanta Pantiç, ka thënë se është e papranueshme që ende të ketë sulme nga Serbia e cila është dashur të kërkojë falje për krimet e kryera.

Ajo ka thënë se njerëzit që kryen sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, janë në Serbi dhe nuk po gjykohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos