Rritja diskriminuese e pagave – 31 Minuta

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 09:09 | 31 Minuta

Rritja e pagave mund të jetë lajm i mirë, sidomos kur nga kjo rritje përfton një pjesë e madhe e forcës punëtore në vend. Tashmë Shqipëria ka një ligj të ri për pagat në administratën publike, ku një rritje të madhe pati rroga e deputetëve presidentit dhe disa zyrtarëve të lartë. Rritje, të paktën në letër, patën edhe pagat e administratës, të cilat në fund të vitit 2024 do të finalizohen. Por shtesa për këta është disa herë më e vogël sesa ajo e zyrtarëve të lartë. Çfarë do të thotë kjo rritje, a është një reformë afatgjatë dhe a duhet të përfshihet indeksimi i pagave përballë inflacionit? Këto pyetje marrin përgjigje në këtë episod të “31 Minuta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos