Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 78%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 15%

Izraeli rimerr kontrollin e gardhit kufitar të Gazës, nuk ka infiltrime të reja

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 08:03 | Bota
Izraeli rimerr kontrollin e gardhit kufitar të Gazës, nuk ka

Ushtria izraelite thotë se ka rifituar “kontrollin e plotë” të murit ndarës që u thye në disa fronte nga grupi palestinez, Hamasi.

Izraeli ka rifituar kontrollin e plotë të murit ndarës që u thye në disa fronte nga grupi palestinez i Hamasit, i cili kreu një sulm masiv në fundjavë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se në 24 orët e fundit, askush nuk është infiltruar në murin prej 40 km, megjithëse ai nuk e përjashtoi mundësinë që disa nga luftëtarët e Hamasit të jenë ende brenda zonave të kontrolluara nga Izraeli.

Më shumë se 20 pika të murit ndarës u thyen kur Hamasi nisi një sulm të papritur vdekjeprurës të shtunën.

Hagari tha se ushtria tani po minon boshllëqet në mur për të parandaluar kalimin e luftëtarëve.

Muri konsiderohet nga izraelitët si një pengesë sigurie, por nga palestinezët shihet si një simbol i aparteidit dhe shtypjes së njerëzve që jetojnë në Gaza.

Ditari A2 CNN