“Goditja e Hamasit do të ndryshojë Lindjen e Mesme”, Netanjahu informon Biden: Na duhet të hyjmë në Gaza

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 15:17 | Bota
“Goditja e Hamasit do të ndryshojë Lindjen e Mesme”,

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu ka informuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden se ndërhyrja në territorin e Gazës është e pashmangshme.

“Duhet të hyjmë në Gaza. Nuk mund të negociojmë në këto momente”, raportohet që lideri izraelit t’i ketë thënë përmes telefonit kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili e pyeste në lidhje me fatin e të rrëmbyerve.

Sipas burimeve, presidenti amerikan, për asnjë moment nuk ka tentuar që ta ndalojë Netanyahun, por e ka paralajmëruar për kujdes në kufirin libanez.

Më herët, kryeministri Benyamin Netanyahu gjatë një takimi me zyrtarët e lartë lokal u shpreh se përgjigjja që Izraeli do t’i japë Hamasit, do të ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu