Sistemi “Iron Dome” edhe njëherë tregoi efektshmëri në neutralizimin e kërcënimit nga raketat e Hamas. Pavarësisht se numri i raketave ishte shumë më i lartë se në sulmet e viteve të kaluara, sistemi neutralizoi pjesën më të madhe, por fatkeqësisht një pjesë e tyre arritën të kalonin kupolën e hekurt.
Sipas ekspertëve, “Iron Dome” është një sistem për interceptimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Aktualisht, Izraeli posedon 10 bateri, ku secila prej tyre përbëhet nga 3 deri në 4 platforma të lëshimit të raketave Tamir. Kostoja e një rakete mendohet se është nga 100-150 mijë dollarë.
Në sulmet e viteve 2012, 2014 dhe 2021 sistemi ka arritur të neutralizojë rreth 90% të raketave të lëshuara nga Hamas. (A2 Televizion)