Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Shoferi mësyn konsullatën kineze, makina përfundon në hollin e selisë diplomatike

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 06:40 | Bota
Shoferi mësyn konsullatën kineze, makina përfundon në hollin

Një shofer në gjendje të vetëdijshme ka përplasur automjetin e tij me derën e përparme të konsullatës kineze në San Francisko, duke përfunduar brenda ambienteve të saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale, me pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat tregojnë një sedan blu brenda ndërtesës, ndërsa kalimtarët e frikësuar largohen nga vendi i ngjarjes.

Shoferi më pas është neutralizuar me shpejtësi nga policia. Autoritetet kanë dhënë pak detaje mbi ngjarjen, por oficerja Kathryn Winters tha se shoferi ishte qëlluar nga oficerët dhe më vonë vdiq nga plagët e marra.

A man crashed his car into #ChineseConsulate in #SanFrancisco. pic.twitter.com/tuQggCXZso

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, panë se automjeti ishte ndalur brenda hollit të konsullatës kineze. Oficerët hynë, kontaktuan me të dyshuarin dhe pati të shtëna nga oficerët”, tha ajo.

I dyshuari për sulmin e paprecedentë nuk është identifikuar ende.

Zëdhënësja shtoi se motivet e sulmit nga ana e shoferit mbeten të paqarta, por vuri në dukje se nuk raportohet për të lënduar të tjerë pas aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi