Irani mohon përfshirjen në sulmet vdekjeprurëse të Hamasit kundër Izraelit, ditën e shtunë. Por, gjatë një fjalimi, lideri suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, deklaroi se i “puthte dorën atyre që planifikuan dhe sulmuan regjimin Zionist”.
Irani, i cili nuk e njeh shtetin e Izraelit, është mbështetës dhe financues i grupit militant islamik të Hamasit, të cilit i mundëson armatime dhe trajnime. Khamenei vlerësoi atë që i cilësoi si dështim të pandreqshëm të ushtrisë dhe aparatit izraelit të inteligjencës.
Mbështetja e kauzës palestineze ka qenë një shtyllë e Republikës Islamike që prej revolucionit të vitit 1979 dhe një mënyrë e vendit të dominuar nga shiitë, për ta pozicionuar veten si lider të botës myslimane. (A2 Televizion)