Pse shenja STOP është tetëkëndore?

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 15:11 | Lifestyle
Pse shenja STOP është tetëkëndore?

Shumë herë marrim diçka si të mirëqenë. Epo, nuk duhet! Çdo gjë ka një shpjegim… Nuk ka dyshim se tabela STOP është shenja rrugore më karakteristike në mbarë botën.

Në ndryshim, me shenjat e tjera, të cilat kanë formë të rrumbullakët, trekëndore apo drejtkëndëshe, ajo e STOP- it shquhet për ngjyrën e kuqe të ndezur dhe mbi të gjitha për formën e veçantë tetëkëndore. A keni menduar ndonjëherë pse?

Përgjigjja është e thjeshtë. Kjo shenjë, si asnjë tjetër, lidhet me sigurinë rrugore dhe forma e saj unike tetëkëndore regjistrohet menjëherë dhe përgjithmonë, në “hard diskun” e trurit të njeriut.

Edhe njerëzit që nuk kanë mbajtur asnjëherë timonin në duar e dinë saktësisht se çfarë tregon kjo shenjë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli