Tarifë 240 mijë lekë ose 5 vite punë në Shqipëri, studentët e Mjekësisë në protestë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 09:45 | Sociale
Tarifë 240 mijë lekë ose 5 vite punë në Shqipëri,

Një ditë pasi Universiteti i Mjekësisë njoftoi koston e studimit prej 2.4 milionë lekësh të vjetra që do duhet të paguajnë studentët nëse refuzojnë të firmosin kontratën që i detyron të punojë për 2-5 vite në Shqipëri, këta të fundit i janë drejtuar sërish sheshit për të protestuar.

Bojkoti i auditorëve për këtë vit të ri akademik nga studentët e Mjekësisë vijon në javën e dytë, ndërsa pjesë e protestës tashmë janë edhe të rinjtë e viteve të para.

Ashtu siç kanë bërë çdo ditë pas protestës në ambientet e fakultetit, studentët e Mjekësisë kanë nisur të marshojnë drejt “Rrugës së Durrësit”, për të tubuar para Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, të rinjtë kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve ose në të kundërt të paguajë tarifën e plotë të shkollimit.

Nuk dorëzohemi para padrejtësisë“, ishte thirrja që shoqëroi marshimin e studentëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos