4000 tonë eksploziv mbi Gazën që nga e shtuna

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 18:58 | Bota
4000 tonë eksploziv mbi Gazën që nga e shtuna

Ushtria e Izraelit po vijon të sulmojë bazat e militantëve të Hamasit që ndodhen brenda territorit të Gazës, pas sulmeve terroriste që i morën jetën më shumë se 1300 personave.

Sipas të dhënave paraprake nga Forcat e Mbrojtjes, mbi Gaza janë hedhur që nga e shtuna mbi 6000 raketa, e përkthyer ndryshe në 4000 tonë eksploziv.

Një pjesë e mirë e enklavës tashmë është kthyer në shkrumb, teksa janë mbi 340 mijë civilët palestinezë që janë larguar nga vendi.

Në ditën e parë pas sulmit, kryeministri Netanjahu deklaroi se kundërpërgjigjja e Izraelit do të jetë e fortë sa do të ndryshojë historinë në Bregun Perëndimor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu