Izraeli hedh fletëpalosje për civilët në Gaza: Strehohuni ose largohuni

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 16:58 | Bota
Izraeli hedh fletëpalosje për civilët në Gaza: Strehohuni

Raportimet nga Gaza bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme avionë izraelitë kanë lëshuar fletëpalosje në disa qytete, drejtuar civilëve.

Në këto letra iu thuhet qytetarëve palestinezë që për shkak të veprimeve të Hamasit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë duke ndërmarrë veprime.

Për këtë arsye, qytetarëve iu kërkohet që të gjejnë vendstrehime ose të largohen për shkak të ofensivës që pritet të nisë.

Në këto momente 300 mijë rezervistë izraelitë janë gati në kufi për të hyrë në Izrael, teksa mbi 339 civilë kanë braktisur banesat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos