Arieli gjashtëmuajsh, mes të zhdukurve nga sulmi i Hamasit në Izrael

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 15:12 | Bota
Arieli gjashtëmuajsh, mes të zhdukurve nga sulmi i Hamasit në

Një foshnje gjashtëmuajshe i quajtur Ariel ndodhet mes 17 shtetasve britanikë të cilët janë shpallur të humbur që prej se Hamasi nisi sulmin mbi Izrael këtë fundjavë.

Për vogëlushin nuk dihet asgjë pasi njerëz të armatosur mësynë drejt Izraelit duke masakruar më shumë se 1 000 izraelitë.

Fotoja e vogëlushit u shfaq në një konferencë në Londër të mbajtur nga izraelitët e Britanisë të cilët kanë anëtarë të familjes që janë shfaqur të zhdukur.

Ariel u rrëmbye nga terroristët e Hamasit, bashkë me vëllain e tij trevjeçar Kfir dhe nënën e tyre 30-vjeçare, Shiri Silberman-Bibas nga shtëpia e tyre pranë kufirit me Gazën.

Video të publikuara thuhet se tregojnë Shirin duke mbajtur pranë dy djemtë e saj përpara se terroristët t’i merrnin zvarrë nga banesa e tyre pranë Nir Oz Kibbutz, në Izraelin jugor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi