X largon qindra profile të lidhura me Hamasin

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 14:50 | Bota
X largon qindra profile të lidhura me Hamasin

Rrjeti social X ka hequr qindra profile të lidhura me Hamasin dhe ka ndërmarrë veprime për të hequr dhjetëra-mijëra përmbajtje pas sulmeve ndaj Izraelit.

Sipas kryeshefes ekzekutive Linda Yaccarino, kjo është përgjigje e një ultimatumi 24-orësh nga komisionari Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton drejtuar Elon Musk për të adresuar përhapjen e dezinformatave në platformën e tij X pas sulmit të Hamasit, në mënyrë që të pajtohet me rregullat e reja të BE-së për përmbajtjen në internet.

Breton, i cili tha se kishte indikacione X, dikur Twitter, po përdorej për të përhapur përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata në Bashkimin Evropian, tha se ekipi i tij do të analizonte përgjigjen e Yaccarino dhe do të vendoste për hapat e ardhshëm.

Ligji i ri i Shërbimeve Digjitale (DSA) kërkon që platformat kryesore në internet, përfshirë X dhe Facebook të Meta, të bëjnë më shumë për përmbajtjen e paligjshme dhe të ndërmarrin veprime për të hequr rreziqet për sigurinë publike dhe ligjërimin civil.

X rialokoi burimet dhe rifokusoi ekipet e brendshme për t’iu përgjigjur situatës me zhvillim të shpejtë, tha Yaccarino. Ajo shtoi se kompania mblodhi një ekip për të vlerësuar situatën menjëherë pas sulmit të Hamasit.

X i është përgjigjur më shumë se 80 kërkesave për heqjen e përmbajtjes të marra në BE brenda afatit të caktuar dhe nuk ka marrë asnjë njoftim nga Europol në lidhje me përmbajtje të paligjshme në platformë, thuhet në letër.

Të mërkurën, Bretoni lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për Meta. Ai i kërkoi kompanisë që ta informonte brenda 24 orëve për masat e marra për të kundërshtuar përhapjen e dezinformatave në platformat e saj pas sulmit ndaj Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos