Opozita e gjeti konsensusin me mazhorancën për rezolutën e Kosovës, por nuk është pajtuar me fjalimin që bëri kreu i qeverisë Edi Rama në fillim të seancës së sotme plenare.
Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha teksa e cilësoi sërish argat të Vuçiçit, e akuzoi Ramën se po punon në favor të ndarjes së Kosovës, siç u shpreh ai “sipas oreksit të Serbisë.”
“Një fjalë si kjo? Si mund të pritej? I vetmi në Europë që shpall Vuçiçin si faktor paqeje. Nuk e përmend Serbinë. Guxon ky ta përmendë Serbinë?”
Kreu i Rithemelimit akuzoi kryeministrin se ka firmosur për ndarjen e Kosovës dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta ndalojë bashkëpunimin Rama-Vuçiç pasi “është faktor destabilizues për rajonin.” (A2 Televizion)