Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Rezoluta e përbashkët për Kosovës, reagon Rithemelimi: Arritëm qëllimet që kishim

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 16:39 | Politikë
Rezoluta e përbashkët për Kosovës, reagon Rithemelimi:

Grupi i Partisë Demokratike të Rithemelimit ka reaguar pas arritjes së dakordësisë me mazhorancën për një rezolutë të përbashkët në lidhje me Kosovën, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Burime nga demokratët e Rithemelimit bëjnë me dije se me këtë rezolutë, opozita realizoi çdo qëllim që kishte.

“Sigurisht, rezoluta e Kosovës nuk mund të miratohej tekstualisht sepse jemi dy vende të ndryshme.

Opozita ngulmoi që shpallja e grupeve terroriste në veri të Kosovës të jetë një kërkesë unanime e institucioneve të Shqipërisë, jo vetëm qeverisë dhe Presidentit, çka përfshin edhe opozitën.

Një pikë e rëndësishme është edhe kërkesa për bashkëpunim të qeverisë së Kosovës me SHBA dhe BE.

Opozita materializoi shqetësimet e saj kryesore në rezolutën e përbashkët dhe është e legjitimuar në qëndrimet e saj për çështjen e Kosovës”, shkruhet në reagim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli