Adrian Shtuni, ekspert për çështjet e sigurisë në SHBA, ka hedhur në tryezë idenë e një konferencë mbarëshqiptare për çështjen e Kosovës. I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, Shtuni tha se në këtë konferencë do duhet të krijohet një qëndrim i unifikuar, me qëllim që të jenë njëzëri në atë se çfarë kërkojmë nga të tjerët dhe se si këto të fundit mund të na vijnë në ndihmë. (A2 Televizion)