“Sali Berishën nuk bëhet, por as pa Sali Berishën nuk bëhet”! Kjo është teza që mbron deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj në emisionin “Debat” nga Alba Alishani. Ai ka argumentuar pse sipas tij, Sali Berisha është i domosdoshëm në Partinë Demokratike, e për rrjedhojë renditet kundër atyre që kërkojnë largimin e tij nga kjo forcë politike, si e vetmja mënyrë për bashkimin e demokratëve.
“Kur them nuk bëhet pa Sali Berishën, në 6 mars, unë isha i pozicionuar jashtë foltores. Rezultati na dha një evidencë, që Berisha kontrollonte 2-fishin e pjesës tjetër të Bashës dhe me 14 dhe 6 mars, morëm dy rezultate elektorale që tregojnë se të dy bashkë nuk e mundin Ramës, në këto kondita duhet të reagosh, që unë jam në PD se besoj te platforma e djathtës dhe këtë platformë duhet ta bëjë realitet dhe fiton zgjedhjet, le të biem dakord që Berisha ka jo 500 mijë, as 200 mijë, po e ul në 100 mijë, dhe pa këto 100 mijë nuk vijmë dot në pushtet, prandaj them pa Berishën nuk bëhet, po nëse vëmë Berishën në krye shkojmë në 6 mars dhe 14 maj, që dhe me Sali Berishën nuk duhet”, tha Xhaferraj.
Ai ka argumentuar se Berisha do duhet të ketë një rol brenda partisë, por kurrsesi rol drejtues. Xhaferraj e sheh zgjidhjen te një lidership i ri, përtej figurave aktuale në Partinë Demokratike.
“Na duhet një hark i gjerë opozitar, ku Berisha të ketë një rol të rëndësishëm, por të ketë një lidership të ri, që brenda këtij harku opozitar, ato eksperienca pozitive të djathtës t’i moderojë dhe të paraqesë politika që të gjithë të ndjejnë që e nesërmja e tyre do jetë me e mirë, aktiv dhe kontributor, por në krye të kësaj pune nuk e bën dot, nuk e lidh vetëm me Non Gratën, por edhe me vetë Berishën, kur tha në 2013 që jap dorëheqjen e parevokueshme, ai e lexoi dhe e kuptoi që nuk ia dilte dot, ai e mori dhe e solli Bashën dhe për këtë ka përgjegjësi të madhe, shto dhe Non Gratën, çfarë opozitë është kjo? A ka më kohë Shqipëria, që të hap edhe një proces negociatash për të legjitimuar Sali Berishën”, përfundoi Xhaferraj në A2 CNN. (A2 Televizion)