Xhaferraj: Basha, pjesë e mazhorancës, i përfshirë në agjendën e PD për arsye biznesi

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 18:49 | Politikë
Xhaferraj: Basha, pjesë e mazhorancës, i përfshirë në

Një grup prej 40 deputetësh të Partisë Demokratike janë bërë bashkë dhe për Ferdinand Xhaferrajn, kjo është opozita e vërtetë. I ftuar në “Debat” në A2 CNN me gazetaren Alba Alishani, Xhaferraj tha se pjesa tjetër e deputetëve demokratë, referuar këtu grupimit të Lulzim Bashës, është pjesë e agjendës së mazhorancës.

“Nuk kemi të bëjmë një lojë të mazhorancës, po një përfshirje të mazhorancës në agjendës e opozitës, brenda opozitës ka ndodhur disa zhvillime që do i quaja pozitive, por është një grup mbi 40 deputetëve që kanë rëndë dakord, që pavarësisht ndarjes, do të bëjnë opozitë dhe unë këtë quaj opozitë, opozita tjetër është e gjitha e bashkuar me qeverinë dhe kemi një përfshirje të shumicës për të dëmtuar opozitën”, u shpreh Xhaferraj.

Ai hodhi akuza të forta edhe në drejtim të Lulzim Bashës, sipas së cilit është në politikë vetëm për qëllime biznesi. Madje sipas tij, në këtë qëllim të tij të të bërit biznes, ai po bashkëpunon edhe me qeverisë, por thekson se kurrsesi nuk është duke bërë opozitë, ndryshe nga sa pretendon.

Fakti që nuk është pjesë e grupit të Lulzim Bashës, kjo nuk do të thotë se është në listën e atyre deputetëve që mendon se e ardhmja është Sali Berisha. Xhaferraj është i mendimit që Berisha duhet të bëjë hapa pas.

“Unë zotin Basha e shoh të përfshirë në axhendën politike për arsye biznesi. Gjatë gjithë rrugëtimit tim politik, kam qenë i orientuar nga  retorika bazuar në fakte, kur e kam opinion them është opinioni im, kemi të bëjmë me një aferë biznesi, dhe jo aferë politike. PD e vulës? Pjesë e mazhorancës. 42 deputetë janë bërë bashkë dhe pavarësisht se kemi ndasi thelbësore, i kam mbetur mendimit që Berisha, duhet të bëjë një hap pas, por kjo nuk do të thotë që nuk jam i angazhuar në opozitë, për domosdoshmërinë që ka kjo qeverisje, e cila nga 2021 nuk po qeverisë, por administron vetëm skandale, dhe vendi ka domosdoshmëri për opozitë, dhe kjo që 42 deputetë janë bërë bashkë e quaj një hap pozitiv, këtu kemi të bëjmë me opozitën, të gjitha të tjerat janë punë biznesi që kanë të bëjnë me qeverinë”, përfundoi Xhaferraj në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos