Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Samiti i Procesit të Berlinit te Piramida, A2 CNN zbardh agjendën

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 16:16 | Politikë
Samiti i Procesit të Berlinit te Piramida, A2 CNN zbardh agjendën

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbledhë në Tiranë, më 16 tetor, liderët e rajonit dhe të BE-së për të diskutuar mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal. A2 CNN ka mësuar se kryeministri Edi Rama, si mikpritës, ka zgjedhur ambientet e reja të Piramidës për të mbajtur këtë takim në kryeqytetin shqiptar.

Në orën 11:00 do të nisë mbërritja e liderëve ndërsa punimet e këtij samiti do të hapen 30 minuta më vonë nga fjala e kryeministri Rama, Kancelarit Scholz, Presidentit të KE Ursula Von der Leyen dhe kreu i këshillit Europian Charles Michel. Do të ketë dy sesione të ndara, të cilat lidhet me integrimin e tregut të përbashkët rajonal drejt tregut të unik të BE-së çka sipas Brukselit do të bëjë të mundur edhe për integrimin ekonomik me faza. 

Liderët e Ballkanit perëndimor do të firmosin marrëveshje për kualifikimet profesionale. Pas tryezave dhe takimeve bilaterale, në orën 17:45 është parashikuar konferenca për shtyp, ndërmjet Ramës, Scholz dhe Von der Leyen.

Liderët do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në inaugurimin e dytë të Piramidës në orën 18:30

Sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës nga kriminelë serbë të armatosur pritet të jetë temë e tryezës së procesit të Berlinit. Për këtë do të mendojë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me Ana Brnabic dhe jo Presidentin Aleksandër Vuçiç. Ashtu si në ministerialin e shefave të diplomacisë edhe në takimin e liderëve, Prishtina do të kërkojë vendosjen e sanksioneve ndaj Beogradit, si një kusht i vendosur për rinisjen e dialogut.

Gjermania me anë të ministres së Jashtme e bëri të qartë se tensionet mes fqinjëve do të rrezikojë rrugën e integrimit për këto shtete.

Përpos kryeministrave të rajonit, në kryeqytetin shqiptar do të jenë drejtuesit e institucioneve të BE-së si dhe liderët e 10 shteteve të unionit që mbështesin Procesin e Berlinit. Nga Gjermania si ideator me kancelarin Olaf Scholz, Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak si dhe presidentin francez Emanuel Macron, i cili do të zhvillojë edhe takim bilateral me homologun shqiptar Bajram Begaj.

Për këtë vizitë kryeministri Rama ka shkuar edhe në zyrën e Presidentit Begaj për ta njohur me detajet e takimit bilateral që do të ndodhë një ditë pas Samitit të Beerlinit, pasi Macron do të qëndrojë në Tiranë 2 ditë, duke shënuar edhe vizitën e parë zyrtare për një president francez në vendin tonë. Nga samiti, dhe Macron veçanërisht, do të kërkohet më shumë qartësi për 2030, nëse është një afat mundshëm për integriminin e rajonit apo kjo datë do të mbetet në varësi të zhvillimeve të gjeopolitikës, ku interesat ndërthuren përtej kufijve të Ballkanit Perëndimor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë