Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Basha “i pret kokën” Gazment Bardhit, e përjashton nga partia

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 19:08 | Politikë
Basha “i pret kokën” Gazment Bardhit, e përjashton nga

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në mbledhjen e kësaj të hëne përjashtimin nga partia të Gazment Bardhit. Sipas Kryesisë, Gazment Bardhi përjashtohet pasi ka marrë vendime kundër linjës së partisë dhe nuk ka respektuar vendimet kolegjiale që janë marrë muajt e fundit.

 “Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike.”, thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.

Në mbledhjen e shkuar të Kryesisë u mor vendimi edhe për përjashtimin e 11 deputetëve të PD nga Grupi Parlamentar.

A2 CNN Livestream

A2 Business