
Në pak ditë, Gazmend Bardhi mori një përjashtim të dyfishtë, jo vetëm nga seanca e posaçme e 12 tetorit, por edhe nga Partia Demokratike si anëtar i saj.
Nëse për të parën e konsideroi si porosi të Edi Ramës, të dytën Bardhi e quan absurditet të 15 vetave që pretendojnë se janë kryesia e Partisë Demokratike.
“Tashmë është kthyer në traditë që sa herë Rama vjen në parlament, përjashtohen një pjesë e deputetëve të opozitës. Merreni me të qeshur, aktet joserioze të kolegut Basha. Besoj se ju jeni habitur si unë kur u përjashtuan me një të rënë të lapsit 50 mijë anëtarë që janë shumica. I përjashtoi se shpallën të padëshiruar Bashën. Akt më të rëndë se ky nuk ka. Aktet e 15 vetave që janë shpallur vetë Kryesi merrini me të qeshur”, u shpreh Bardhi. (A2 Televizion)