Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Demokratët e duan në Parlament, Rama fluturon nesër drejt Britanisë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 10:46 | Politikë
Demokratët e duan në Parlament, Rama fluturon nesër drejt

Këtë të enjte, Kuvendi do të diskutojë rreth rezolutës së Kosovës dhe pritet që dita të jetë e ngarkuar me debate.

Demokratët kanë kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama, por megjithatë mbetet për t’u parë nëse kreu i qeverisë do të jetë prezent. Kjo pasi burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Rama do të fluturojë të enjten drejt Britanisë së Madhe.

Pritet që kryeministri të ketë një takim me homologun e tij britanik, Rishi Sunak me të cilin do të diskutohet ndër të tjera për emigrantët shqiptarë në Britani.

Megjithatë, siç shprehen edhe socialistët, kryesocialisti mund të jetë prezent në sallë në fillim të seancës.

Ditën e nesërme në Parlament pritet të diskutohet 5 orë për rezolutën e Kosovës, por të pritshme janë gjithashtu edhe debatet mes vetë demokratëve pas përjashtimit të disa prej tyre nga Grupi Parlamentar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani