Sondazh: A mendoni se figura e Ismail Qemalit njihet sa duhet?
  • Po 17%
  • Jo 78%
  • Nuk e di 6%

Kosova bashkon PS-PD, zbardhet drafti final i rezolutës për sulmin në veri që pritet të miratohet të enjten në Kuvend

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 15:31 | Politikë
Kosova bashkon PS-PD, zbardhet drafti final i rezolutës për sulmin

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur një dakordësi për rezolutën finale për Kosovën që pritet të miratohet në seancën e së nesërmes në Kuvend. A2 CNN ka zbardhur dokumentin e plotë dhe pritet që të enjten deputetët të dalin me një qëndrim të unifikuar mbi sulmin e 24 shtatorit.  Palët kanë rënë për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kosovës, në të cilën theksohet nevoja e një hetimi ndërkombëtar për Serbinë dhe rolin e saj në sulmin në veri.

“Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023. Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës; Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj”, thuhet në deklaratë.

Kështu, socialistët kanë bërë një hap pas dhe kanë pranuar propozimin e mbërritur nga demokrati Gazment Bardhi. Kjo sepse fillimisht Grupi Parlamentar i PS prezantoi një propozim të tijin, duke patur një qasje më të balancuar sa i përket sulmit në 24 shtator. Mirëpo, kur kanë mbetur edhe pak orë nga kjo seancë parlamentare, palët gjetën gjuhën e përbashkët.

Debat - nga Alba Alishani